KryesoreLajme

Mbas 20 viteve hapet thirrja publike për renovimin e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kërçeli: Gjejmë rastin që kompanitë e interesuara t’i ftojmë të bëjnë aplikimet e tyre

Shefi i Stafit të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Kërceli, ka bërë publike thirrjen për hapjen e rinovimit të sallës së Kuvendit, e cila nuk është rinovuar që prej 20 viteve nga asnjë qeveri më para. Salla nuk është në kushtet më të favorshme, deputetet ende votojnë me ngritje të dorës, kur tashmë në sallat e kuvendeve të botës deputetët votojnë me anë të një mekanizimi të instaluar i cili e bën dhe numërimin automatik.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Statusi i plotë:

👉U hap thirrja publike pë renovimin e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe gjejmë rastin që kompanitë e interesuara t’i ftojmë të bëjnë aplikimet e tyre.

Hapja e kësaj thirrje është lajm shumë i mirë, marrë parasysh faktin se sa shumë është vështirësuar puna e Kuvendit gjatë seancave plenare, brenda një salle që për herë të fundit është renovuar përpara 20 viteve.

Nga ky investim që do të bëhet në bashkëpunim me LuxDev, problemet e sallës në përgjithësi, përfshirë ato me zërimin dhe mikrofonët, aspektin e regjisë dhe votimin, më në fund do të përfundojnë duke i dhënë efikasitet një procesi si puna në Kuvend, që ka interes të gjerë publik dhe rëndësi kyçe.

Linku i aplikimit:

https://www.kuvendikosoves.org/shq/raporte/prokurimi/?fbclid=IwAR3U8ktrJZT1X-gejSypnRb-xjNuJax3KcHUSJ_0Y1qk2TPC25AUkKe0z_Y

Rruga Press

YouTube player