Sport

Mbappe mendon se PSG-ja po e mban në klub kundër vullnetit të tij

Kylian Mbappe mendon se po mbahet në Paris Saint-Germain kundër vullnetit të tij mes ofertave nga Real Madridi.

Real Madridi ka bërë një ofertë prej 170 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse për sulmuesin francez dhe i ka dhënë PSG-së një afat deri mesnatën e sotme për t’u përgjigjur.

Mbappe beson se PSG-ja i premtoi se do ta linin të largohej nëse do të paguhej aq sa është blerë nga Monaco (180 mln euro) dhe tani do të mbajnë fjalën e dhënë, shkruan Sky Sports.

Nëse PSG refuzon ofertën ose nuk përgjigjet, Real Madrid do të kalojë në planin B dhe do të nënshkruajnë me lojtarin në një marrëveshje para-kontrate në janar, në mënyrë që ata ta marrin atë falas verën e ardhshme.

Reali dhe PSG-ja zhvilluan bisedime progresive të enjten, por marrëveshja ende nuk është afër, sipas Sky Sports.

Mbappe i ka thënë PSG-së, që refuzoi ofertën e Realit prej 137 milionë funtesh të mërkurën, se është ëndrra e tij të luajë për skuadrën spanjolle.

Kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe ai deri më tani ka refuzuar përpjekjet e klubit francez për të rinovuar me të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *