Mbajtja e ligjeratave për Gjykatën Speciale nëpër shkollat e Kosovës u bë me marrëveshje të nënshkruar nga ish ministri Arsim Bajrami dhe Faton Fetahu, tani avokat i PDK-së
Një ligjëratë e mbajtur javën e kaluar në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, në lidhje me Gjykatën Speciale, ngjalli reagime të ashpra në opinion publik publik. Mediat dhe opozita tentuan të manipulojnë opinionin publik duke hedhur shigjeta drejtë Ministrisë së Arsimit gjoja se zyrtarët e Gjyykatës Speciale janë futur nëpër institucionet shkollore krye më vete pa pasur leje nga Institucionet e Arsimit.
Sot madje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, një konferencë për media ku shprehu shqetësimin e thellë të PDK-së, lidhur me ligjëratat e mbajtura në shkollat e Kosovës nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe bashkëpunëtorët e saj.
“Nxënësve, shumica nën moshën 18-vjeçare, u janë paraqitur pretendime të njëanshme, duke u etiketuar ish-krerët e UÇK-së si kryerës të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme”, theksoi Gruda.
Por sipas informatave zyrtare aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës.
Ndërkohë në sqarimin e tyre, YIHR ka konfirmuar për kallxo.com se e kanë realizuar sesionin informues me lejen e institucioneve arsimore. Ata kanë thënë se “Sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sesione të tilla informuese janë pjesë e misionit afatgjatë të YIHR KS për të kontribuar në promovimin e drejtësisë tranzicionale dhe se do të vazhdojnë me punën dhe aktivizmin e tyre në këtë fushë.“Gjatë sesionit është prezantuar informacion bazik dhe publik mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke përfshirë mandatin dhe kompetencat e tyre, si institucion i Republikës së Kosovës”- kanë shtuar nga YIHR.
KosovaNews ka siguruar një dokument ekskluziv të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Tenologjisë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR).

Këtë marrëveshje të nënshkruar me 3 mars 2017 për mbajtjen e ligjeratave të tilla nëpër shkollat e meseme të Republikës së Kosovës e ka nënshkruar ministri i arsimit i asaj kohe Arsim Bajrami i cili vinte pikërisht nga PDK-ja.

Në qëllimin e këtij memorandum bashkëpunimi thuhet se:
“Ky Memorandum Mirëkuptimi është një marrëveshje e shkruar midis YIHR KS/ Ndërtimi i Komunitetit Mitrovica (CBM) në programin D4J dhe MASHT-it, që synon të mundësojë zbatimin e projektit “Rinia për Drejtësi – Y4J” në shkollat e mesme në rajonet e Prishtines, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës. Përmes kësaj marrëveshjeje, MASHT do t’u japë YIHR KS/ Ndërtimi i Komunitetit Mitrovica (CBM) dhe partnerëve të saj D4J akses të përshtatshëm në shkollat publike në komuna të zgjedhura në rajonine Prishtines, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovices me qëllim organizimin e leksioneve interaktive në sektorin e drejtësisë duke përfshirë informacion të fokusuar në të drejtat ligjore, aksesin në drejtësi dhe llogaridhënien publike.
Platforma arsimore e krijuar përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi do të ftojë gjithashtu nxënësit e shkollave të mesme të marrin pjesë në klube debati, kampe rinore dhe aktivitete relevante”

Ndërsa në pikën tretë këtij memorandumi ku bëhet fjalë për përgjegjësitë e palëve thuhet se MASHT pranon t’i mundësojë YIHR dhe partnerëve të saj të organizojnë dhe zhvillojnë leksione dhe debate studentore në mjediset e shkollave të mesme.
“Në frymën e bashkëpunimit drejt arritjes së qëllimit të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, YIHR KS, CBM, D4J dhe MASHT bien dakord, përkatësisht, të përmbushin përgjegjësitë individuale të mëposhtme:
1. MASHT pranon t’i mundësojë YIHR KS/CBM dhe partnerëve të saj D4J të “Kërkesës për Drejtësi” të organizojnë dhe të japin leksione interaktive të sektorit të drejtësisë për nxënësit e shkollave të mesme, duke përfshirë informacion të fokusuar në të drejtat ligjore, aksesin në drejtësi dhe llogaridhënien publike; dhe të ftojë nxënësit e shkollave të mesme të marrin pjesë në klube debati, kampe rinore dhe aktivitete përkatëse D4J të hartuara për të ftuar nxënësit në veprime publike të përgjegjshme.
2. MASHT pranon t’i mundësojë YIHR KS/CBM dhe partnerëve të saj D4J të organizojnë dhe zhvillojnë leksione dhe debate studentore Y4J në mjediset e shkollave të mesme;
3. MASHT merr përsipër të udhëzojë Drejtoritë Komunale të Arsimit që të zbatojnë plotësisht dhe në mënyrë efektive këtë Memorandum Mirëkuptimi për një zbatim efektiv të qëllimeve të Projektit”
Përderisa reagimet më të ashpra për mbajtjen e ligjeratave për Gjykatën Speciale nëpër shkollat e mesme të Kosovës erdhën kryesisht nga Partia Demokratike e Kosovës , si për ironi është pikërisht avokati i PDK-së Faton Fetahu i cili në atë kohë si këshilltar i ministrit Arsim Bajrami e kishte përfaqësuar Ministrin e Arsimit në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet YIHR.
Sipas dokumentit avokati i PDK-së ishte caktuar edhe si përgjegjës nga MASHT për zbatimin dhe monitorimin e këtij memorandumi. /KOSOVANEWS/

Rruga Press

