Lajme

Mbahet Samiti i Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor

Samiti i parë Hekurudhor ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor është mbajtur sot në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Përveç Serbisë, në takim ishin prezent edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova në këtë Samit u përfaqësua nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ky Samit është organizuar nga Komuniteti i Transportit, Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Samiti Hekurudhor i Ballkanit Perëndimor mbledhë anëtarë të Komunitetit të Transportit, institucioneve financiare ndërkombëtare, industrisë së transportit dhe universiteteve. Qëllimi i tij është të avancojë agjendën e politikave rajonale, evropiane dhe globale të transportit, si dhe të sigurojë që ajo të vazhdojë të kontribuojë në një zhvillim më të sigurt, efikas, ndërveprues, të digjitalizuar, të qëndrueshëm dhe të gjelbër të sistemeve të transportit hekurudhor në rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Raportohet se Serbia ka ndaluar një tjetër shtetas të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *