Mbahet protesta në Vjenë në përkrahje të Kosovës, e organizuar nga “Vienna goes Europe”
Të dielën e 18 qershorit në Vjenë është mbajtur protesta në përkrahje të Kosovës, e organizuar nga “Vienna goes Europe”, në të cilën ka marrë pjesë dhe këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian dhe presidentja e Vjenës, Kati Schneeberger.
Schneeberger ka kërkuar që ndalet “appeasement” [që e ka kuptimin kur dikush bën lëshime ndaj një agresorit vetëm për të shmangur konfliktin me të].
Protesta u mbajt në “Sheshin e të Drejtave të Njeriut” në Vjenë dhe kishte për qëllim promovimin e demokracisë, të paqes dhe mbështetjen për Kosovën në raport me Serbinë.
Në këtë protestë u bë thirrje që të ndalet mbështetja për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas tyre ky i fundit është një autokrat.
“Sot në Vjenë – Vendi i të Drejtave të Njeriut – një zë i lartë për Demokracinë dhe Paqen dhe Mbështetjen për Kosovën . STOP appeasement dhe STOP mbështetjen për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, ka shkruar ajo në Twitter.
Rruga Press