KryesoreLajme

Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Do të përcillet sot për në banesën e fundit shkrimtari i madh Ismail Kadare. Qeveria shpalli të hënën dy ditë zie në nderim të gjeniut të letrave shqipe, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Kadare do të përcillet me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është vlerësuar ndërkombëtarisht me një sërë titujsh.  Dekoratën e fundit “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” ai e mori më 16 tetor të vitit 2023 nga presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Tiranë.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.

Të mërkurën në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, teksa e mërkura është shpallur ditë zie dhe në Kosovë.

YouTube player