Matija Murko, kush është etnologu slloven që dokumentoi muzikën shqiptare
Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës e realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30 të shekullit të kaluar, është publikuar së fundmi.
Përmes fotografive ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj.
Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj slloven të shekullit të kaluar.
Në vitet ’30 Murko së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si një studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën duke dokumentuar përmes fotografive personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para.
Në një nga fotot është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare.
Rruga Press