KryesoreLajme

Mashtrimi i ulët i Edi Ramës, shet faturën 2-mujore të gazit në Itali për faturë energjie elektrike

Pas përfundimit të protestës së shtatë kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë, kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një faturë nga një shqiptar nga Firence.

Sipas tij bëhet fjalë për një faturë të energjisë elektrike dhe në postim thuhet se ajo kushton rreth 625 euro.

Por duket se Rama nga dëshira e tij e zellshme për propagandë ka harruar të fshijë edhe logon e dukshme të gazit në faturë.

Ai nuk e ka publikuar të plotë faturën, as sa ka është harxhuar dhe as me çfarë çmimi shitet njësia, por ka publikuar vetëm një shumë 625 euro.

Por shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë reaguar duke e zhbërë këtë gënjeshtër të kryeministrit Edi Rama.

Një pjesë e madhe prej tyre shprehet se kjo është fatura e gazit për 2 muaj, pasi zakonisht kështu vijnë faturat në vendin fqinj. Ka edhe të tjerë që thonë se është faturë për më shumë muaj.

Të tjerë pohojnë se një faturë e tillë mund të vijë vetëm nëse shtëpia është e pa izoluar dhe në kushte të këqija për ngrohje dhe kur ka disa anëtarë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Po mire, ja i erdhi 600 euro per nje muaj (gjë qe nuk është e vërtete se këta i paguajnë per 2 a 3 muaj bashke), prape nuk ka krahasim. Merr 1500 euro ne muaj ky tipi. Tek ne merr 10.000 pension dhe te vjen 5000 drita”

“Kam 20 vjet ne Itali dhe muejn e kaluem më erdhi fatura ma è naltë 150 euro për 2 muej. Sa për palaçollëkun e Ramës duhet thanë se ka publikue nji faturë pa asnji lloj hollësie.”

“Eshte e vertete qe jane rritur… Un me nje mini apartament nga 150 për dy muaj, me erdhën 280 euro… 130 euro me shume.”

“Janë rritur por për 2 muaj shkon 180-200 euro gazi. 600 euro mos ka restorant ky tipi se fature shtëpie nuk besoj te jete ose mos mban ngrohjen ndezur dhe le dritaret hapur.”

Ndërkohë, faturat e energjisë elektrike dhe gazit në Itali janë të ndara dhe përkatësisht janë blu gazi dhe portokalli energjia elektrike. Qartësisht duket se  përpos logos së gazit blu, fatura e Ramës është  e gjitha blu.

Shembull fature gazi dhe energjie elektrike

Nuk mund të thuhet me siguri sesa dhe për sa muaj ka harxhuar kjo familje 625 euro gaz, për shkak se nuk është publikuar asnjë detaj tjetër nga fatura. Po dukshëm kjo është faturë gazi. 

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Duket se Rama po mundohet të krijojë një frikë dhe një panik lidhur me çmimet, duke ia hedhur fajin luftës për rritjen e tyre dhe duke sharë shqiptarët pse protestojnë.

Shqiptarët kryesisht përdorin bombolat për gatim kryesisht dhe ngrohje, por pjesa dërrmuese e ngrohjes bëhet me energji elektrike.

Atëherë pse e ka të nevojshme kryeministri Rama që të gënjejë kaq haptazi me fatura gazi që i sheh si energjie elektrike, kur në Shqipëri përdor shumë pak gazi në këtë formë?!

Kujtojmë se Rama nga gënjyer disa herë haptazi përmes Facebook-ut të tij, duke nxjerrë pamje dhune nga Algjeria, që i shiste si nga Spanja në pandemi, apo pamjet 3D të portit të Durrësit e hekurudhës Tiranë-Durrës si projekte, ndërsa rezultuan se ishin të vjedhura nga vendet e Lindjes së Mesme. /oranews/

Fatura e postuara nga Rama me shenjën e gazit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *