Lajme

​“Mashtrimi i pensionistëve”, Murati: Ata që dezinformuan do të përballen me ligjin

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se gjithë personat që kanë dezinformuar pensionistët se mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme pa njoftim zyrtar të Qeverisë, do t’i nënshtrohen organeve të rendit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se të gjithë personat që kanë dezinformuar pensionistët se mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme pa njoftim zyrtar të Qeverisë, do t’i nënshtrohen organeve të rendit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që mos bien pre e këtyre keqinformimeve, ka thënë se tashmë edhe policia ka nisur hetimet.

“Tashmë kemi edhe një hetim nga policia, pra është një dezinformatë, një keqinformim që po ndodhë nga disa qarqe, nga disa persona të papërgjegjshëm, por ne edhe kemi lëshuar komunikatë lidhur me këtë, dhe për çdo detaj, personat që keqinformohen në mënyrë të tillë, duhet t’i drejtohen organit të rendit por njëkohësisht për çdo ndryshim që thuhet se bëhet duhet të shohin se a ka qëndrim zyrtar dhe deklarim zyrtar nga Ministria e Financave, sepse sigurohemi që çdoherë t’i informojmë me kohë për çfarëdo mase”, thotë Murati.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërkaq, ata që i kanë besuar kësaj dezinformate janë qytetarë të shumtë, të cilët kanë aplikuar duke besuar se do të përfitojnë nga kjo masë. Madje të njëjtit kanë dhënë edhe para për të rregulluar dokumentet që janë kërkuar nga pensionistët.

Kurse, një qytetar tjetër, i cili ka dashur të mbesë anonim, ka thënë se ka dhënë edhe para për t’i rregulluar dokumentet.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së.

Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në (192) dhe info@kosovopolice.com”,thuhet në komunikatën e Policisë.

Rruga Press

YouTube player