Lajme

Mashtrimet me Call Centera, hetues nga Varshava në Tiranë për gjurmimin e pastrimit të parave

Hetues nga Polonia kanë zbarkuar në Tiranë për të verifikuar Call Center-at, të dyshuar për qarkullimin e parave. Dyshimet janë për pastrim të parave dhe mashtrim që u bëhet banorëve në Varshavë.

Mashtrimet me “Call-Centerat”, që veprojnë në territorin shqiptar, ka sjellë në Shqipëri një letërporosi të autoriteteteve polake, të cilat prej disa kohësh kanë nisur një hetim për mashtrim në shuma të mëdha financiare të qytetarëve të saj.

Mashtrimet dhe pastrimi i parave, kryheshin nëpërmjet internetit me operatorë “Call-Centër” që veprojnë në territorin shqiptar.

Por “viktimat” e tyre të mashtrimit janë në Poloni dhe vende të ndryshme të Europës.

Për ti dhënë fund këtyre spekulimeve dhe për të rënë në gjurmët e bazave të mashtrimit që janë kthyer në një problem serioz, prokuroria e Varshavës në Poloni, kërkon ndihmën e prokurorisë së Tiranës.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Një oficer polak dhe një grup oficerësh të policisë janë duke kryer veprime hetimore mbi disa kompani Call-Centëri, me qëllim gjetjen e mashtruesve.

Polakët dhe shqiptarët janë duke punuar në mbledhjen e të dhënave, kryesisht dëshminë e punonjësve dhe administratorëve të këtyre kompanive, ndërsa në dosjen që do u përcillet prokurorëve në Varshavë, janë mbledhur dhe shumë dokumenta.

Hetuesit polakë, nuk janë të vetmit që po vijnë në Shqipëri për të mbledhur fakte rreth call-centerave që mashtrojnë qytetarët e tyre, me skemën e investimit të parave në bitcoin.

Kjo pasi pak kohë më parë në Tiranë, kanë mbërritur hetues nga Gjermania, Franca, Holanda e Belgjika.

Secila prokurori e këtyre shteteve kryen hetime në dobi të qytetarëve të vetë.

Ndërsa në Shqipëri në fund të muajit dhjetor 2021, prokuroria e Tiranës, finalizoi një operacion me Policinë e Shtetit, duke arrestuar dhjetëra persona, puntorë e administratorë të Call-Centerave, që dyshohet se janë të implikuara në këtë skemë mashtrimi dhe pastrimi të parave të pista.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, janë mbi 2 milionë shtetas në Evropë të kontaktuar, ku 2 mijë prej tyre janë arritur të mashtrohen, duke u marrë shuma të konsiderueshme euro.

Ky është vetëm bilanci i aktivitetit të kompanisë “Call center”, “RG Capital” me qendër në Tiranë, me pronar shtetasin izraelit, Refael Genish, i arrestuar dy muaj më parë nga policia shqiptare.

Genish dyshohet se organizoi një veprimtari në fushën e “Call Centerave” në Shqipëri, përmes kompanisë tij “RG Capital”.

Në hetimet e kryera nga Njësia e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit në Shqipëri dhe Prokuroria e Tiranës, u arrit në arrestimin e 35 personave, ndërsa 20 të tjerë janë në hetim.

Ata kanë kontaktuar më shumë se dy milionë qytetarë evropianë, 2 mijë prej të cilëve janë arritur të mashtrohen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *