KryesoreLajme

MAShTI dhe Komuna e Shtimes nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan sot Marrëveshje për realizimin e projektit renovimi i çerdhes dhe Marrëveshje për renovimin dhe ndërtimin e aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Petrovë të Shtimes.

Qëllimi i këtyre dy Marrëveshjeve është, rritja e mundësive për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimi në infrastrukturën arsimore.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Ministrja Arbërie Nagavci, ka theksuar rëndësinë e këtyre projekteve, duke synuar  përmirësimin e kushteve në çerdhe, krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit si dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri të ditur se, këto projekte tregojnë përkushtimin e institucioneve për të përmirësuar arsimin dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët në Kosovë.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Për projektin renovimi i Çerdhes në Shtime, MAShTI do të participojë me 130.000.00 euro kurse komuna e Shtimes 20,000.00 euro, ndërsa për projektin renovimi dhe ndërtimi i aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri”, MAShTI do të participojë me 1,100.000.00 euro kurse komuna e Shtimes me 150,000.00 euro.

YouTube player