BallinaLajme

Masat e reja në RMV, mbyllje e lokaleve dhe restoranve në orën 18:00

Komisioni për sëmundje ngjitëse do t’i propozojë qeverisë së Maqedonisë së Veriut kufizimin e mëtejshëm të orarit për punë të sektorit të hotelerisë, bareve dhe restoranteve.

Në vend të mbylljes në orën 21:00 siç ishte deri më tani, komisioni propozon mbylljen nga ora 18:00.

Orari i ri sipas komisionit duhet të vlejë nga data 18 dhjetor deri më 21 janar.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Për këtë vendim, sektori i hotelerisë zhvilloi sot një takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse në RMW.

Biznesmenët kërkuan që hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 natën e Vitit të Ri, por kjo nuk u pranua nga ekspertët.

“Në fakt sektori i hotelerisë ka qenë sot në takim me Komitetin për Sëmundjen Ngjitëse që të paktën për natën e Vitit të Ri, hotelet, baret dhe restorantet të punojnë deri në orën 01:00 të natës, por kjo nuk është pranuar nga Komiteti”, raportoi gazetarja e Euronews Ferikan Iljazi.

Lexo më shumë  Vila e Enver Hoxha të kthehet në muze të krimeve të komunizmit, jo në hapësirë të kamufluar me art bashkëkohor

Masa të tjera shtrënguese nuk janë propozuar, por rikujtohet se vlen ndalimi për grumbullimin e më shumë se katër personave në vende publike.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur thirrjen tek qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos mblidhen nëpër shtëpi ose lokale për festat e fundvitit.

YouTube player