Masat e reja anti-Covid, Franca ‘shpërthen’ në protesta, qytetarët: Është totalisht jodemokratike

Mijëra qytetar francez kanë dalë në protesta ditën e djeshme kundër planit të presidentit, Emmanuel Macron për të kvrkuar një certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ për të hyrë në bare, kinema dhe restorante.
Sipas Reuters, policia hodhi gaz lotësjellës në disa raste ndërsa protestuesit përmbysnin koshat e plehrave dhe i vunë zjarrin disa të tjerave. Disa protestues kishin disa pankarta ku thuhej “Jo për kartën e shëndetit”, ”Është totalisht jodemokratike”.
”Macron luan me frikën, është revoltuese. Unë njoh njerëz që tani do të vaksinohen vetëm në mënyrë që të mund të marrin fëmijët e tyre në kinema”,-tha një prej protestuesve.
Macron thotë se vaksina është mënyra më e mirë për ta kthyer Francën në rrugën e normalitetit dhe se ai po inkurajon sa më shumë njerëz që të inokulohen. Ndër propozimet e tjera në projekt-ligjin e qeverisë është izolimi i detyrueshëm për 10 ditë i kujtdo që rezulton pozitiv, me policinë që bën kontrolle të rastësishme, njoftoi media franceze. Zyra e Kryeministrit nuk u përgjigj kur u pyet për të konfirmuar detajet.

Police face demonstrators in central Paris on July 14, 2021 during a protest against a governmental decision to impose Covid-19 tests for unvaccinated people who want to eat in restaurants or take long-distance trips, as the country looks to avoid a surge in more contagious Delta cases. – French President announced the tougher measures on July 12, including mandatory vaccinations for healthcare and retirement home workers, prompting a surge in bookings for the jab. But critics accused the president of discriminating against sceptics or those who will not be fully vaccinated before the “health pass” rules come into effect. (Photo by GEOFFROY VAN DER HASSELT / AFP) 
A demonstrator kicks back a gas canister to Police on the sidelines of a protest in central Paris on July 14, 2021 against a governmental decision to impose Covid-19 tests for unvaccinated people who want to eat in restaurants or take long-distance trips, as the country looks to avoid a surge in more contagious Delta cases. – French President announced the tougher measures on July 12, including mandatory vaccinations for healthcare and retirement home workers, prompting a surge in bookings for the jab. But critics accused the president of discriminating against sceptics or those who will not be fully vaccinated before the “health pass” rules come into effect. (Photo by GEOFFROY VAN DER HASSELT / AFP) 





Rruga Press

