Lajme

Masat e reja anti-Covid! 3 KUSHTET, kush nuk i plotëson karantinë 10 ditore

Sot futen në fuqi rregullat e reja anti-Covid në kufi të vendit. Të gjithë qytetarët që duan të futen në Shqipëri duhet të kenë me vete ose pasaportën e vaksinimit ose testin PCR negtaiv ose testin e shpejtë të antigjenit. Këto rregulla u bënë të ditura më 30 gusht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kushdo që do të futet në territorin e Shqipërisë duhe të ketë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të gjitha rregulla e mësipërme janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri, përjashtim bëjnë vetëm fëmijët që janë nën 6-vjeç.

Lexo më shumë  Konjufca: Me qeverinë Kurti, do të punojmë që të këtë rënie 100% të rasteve të dhunës ndaj grave

Nëse një qytetar shqiptar nuk i plotëson rregullat e mësipërme duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në aeroport do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

RREGULLAT E REJA:

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

-Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

-Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

Lexo më shumë  Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

-Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *