BallinaLajme

Masat anti-Covid/ Nga sot ndryshon orari për kufizimin e lëvizjeve! Nuk është më ora 20:30

Nga dita e sotme, në vendin tonë do të rikthehet orari i kufizimeve nga ora 22:30 deri në orën 6 të mëngjesit.

Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, të njëjtës fashë orare i nënshtrohen edhe aktivitetet e bareve, e restoranteve.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ndërkohë në prag të festave të fundvitit, Komiteti e shkurtoi orarin e lëvizjeve duke bërë që qytetarët të mos lëvizinin nga ora 20:30 deri në orën 6, por nga sot ky orar zgjatet deri në 22:30.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme përtej këtij orari duhet të pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.

Gjithashtu, Komiteti i Ekspertëve vendosi pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar si dhe masën e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player