Bota

Masakrimi i civilëve/ Boris Johnson: Putini ka kryer krime lufte në Ukrainë, do bëj gjithçka që ai të sillet para drejtësisë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka dënuar sulmet e Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si “krime lufte”, ndërsa thekson se “ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend”.

“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë një dëshmi më shumë se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë. Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se cila është e vërteta – Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që makineria e Putinit të dështojë”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *