Lajme

Masakra në Rogovë të Hasit, presidentja Osmani: Drejtësia është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më


Presidentja Vjosa Osmani përkujton 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.

Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit. Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexo më shumë  Gurthemel i sallës sportive dhe renovim i çerdhes në komunën e Shtimes

E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se nuk do t’i harrojmë asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë.

“Në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më!  Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!”, ka shkruar osmani në rrjetin social Facebook.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Rruga Press

YouTube player