KryesoreLajme

Masakra e Shkodrës me 4 viktima, protestë para Ministrisë së Brendshme (FOTO)

Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Brendshme, në lidhje me masakrën e Shkodrës, ku mbetën viktimë 4 persona.

Dhjetëra qytetarë ndezën qiri në kujtim të viktimave, teksa kërkuan drejtësi për vrasjen e tyre. Gjithashtu, protestuesit ngjitën në murin e Ministrisë së Brendshme një hartë të Shqipërisë, të njollosur me gjak.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Ata kujtuan deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vrasjet në botën e krimit: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Ata thanë se bandat nuk po hanë vetëm kokat e njëri-tjetrit, por të të gjithë shqiptarëve.

YouTube player