KryesoreLajme

Masakra e Poklekut, Kurti: Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje edhe një herë nga institucionet e drejtësisë që të punojnë për viktimat e luftës.

Ai kështu u shpreh derisa ka marrë pjesë në promovimin e librit për Masakrën e Poklekut në Drenas.

“Këtu në Poklekun e Moqëm plagët janë të njoma, shteti serb që po zbatonte projektin serbo-madh për shfarosjen e shqiptarëve u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve”.

Lexo më shumë  Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër

“Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, është edhe thirrje për drejtësi edhe ky libër përshkohet nga kërkesa për drejtësi. Andaj, bëjmë thirrje që sistemi i drejtësisë të veprojë për drejtësi për viktimat e luftës”, ka thënë Kurti. 

Rruga Press

YouTube player