Masakër në Mal të Zi: Vrau gjithë familjen dhe pastaj del në rrugë duke vrarë kalimtarët
Sot në Cetinje të Malit të Zi raportohet se 34-vjeçari Vuçko Boriloviq vrau gjithë familjen e tij, e më pas doli në rrugë dhe vrau me armë njerëz një nga një dhe disa prej tyre u plagosën.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, kurir.rs shkruan se më shumë se 10 persona humbën jetën në këtë masakër, mes tyre edhe fëmijë.
Bëhet e ditur se policia më pas e vrau sulmuesin Vuçko Boriloviq. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave para se të vritej nga policia.
Sipas raportimeve, rreth orës 16:00 ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëqytetarëve të tij prapa ndërtesës së qeverisë. Besohet se shkaku ka të ngjarë se ndodhi pas një konflikti familjar.
Policia e atjeshme ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.
Rruga Press