Masa të rrepta në ndeshjen Zvicër-Serbi, ndalohen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin e Katarit
Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “974”, ku dhe do të luhet kjo sfidë në orën 20:00.
Sipas raportimeve mediatike, të gjithë tifozët që kanë shkuar me simbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë.
Ndër të tjera, ata të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme.
Disa të tjerë janë detyruar të shkojnë e të ndërrojnë veshjet e tyre, pasi çdo simbol u është marrë nga rojet. Hyrjet e tifozëve po ashtu po bëhen në distancë për të shmangur konfliktet.
Zvicra renditet e dyta në grupin G me 3 pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm 1 pikë.
Rruga Press