BallinaBota

Masa të reja në Greqi, karantinë 7-ditore për personat që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar

Shpërthimi i një mutacioni të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur Greqinë të urdhërojë masa të tjera në vend. Shteti grek ka kërkuar zbatimin e një karantine 7 ditore për këdo që vjen nga Britania, pasi ekziston frika e zgjerimit të mëtejshëm të mutacionit të ri që është shfaqur.   

“Në vendin tonë, nga ora 6 e këtij mëngjesi, kushdo që vjen nga Mbretëria e Bashkuar duhet të vetë-izolohet për 7 ditë dhe jo për 3 ditë ashtu sikurse kërkohet për ata të cilët vijnë nga territore të tjera. Një komitet ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë do të vlerësojë më gjerë të dhënat shkencore dhe do të përgjigjet me rekomandime të mëtejshme”, tha Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë greke.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Ndërsa shumica e vendeve të tjera në Evropë kanë mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe, Greqia nuk e ka bërë një gjë të tillë. Megjithatë, ekspertët janë duke shqyrtuar të gjitha rastet, ne diskutim edhe me Bashkimin Europian, të cilat mund të përkeqësojnë më tej situatën e pandemisë.

Gjithashtu, çdo pasagjeri i cili vjen nga Britania i kërkohet të ketë një tampon me rezultat negativ për COVID-19. Testi për coronavirusin duhet të jetë bërë të paktën 72 orë përpara udhëtimit. Frika në vend është shtuar, pasi shumë studentë greke që frekuentojnë universitetin në Angli do të kthehen në shtëpi për pushimet e fundvitit.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player