Masa e takimeve bilaterale ra poshtë me vizitën zyrtare të dy kryeministrave sot
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë se masa e Bashkimit Evropian për Kosovën e cila lidhet me ndalimin e takimeve bilaterale, ka rënë poshtë me vizitën e së martës të kryeministrit të Holandës dhe atij të Luksemburgut.
Pula ka thënë se nuk do të duhej të kishte ftesë as për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel.
Sipas tij, masat do të hiqen kur të ndryshojnë rrethanat, e me rrethana edhe qëndrimet.
“Këto rikthehen në momentin kur ndryshojnë rrethanat, me rrethanat ndryshojnë edhe qëndrimet, tani se sa kohë na duhet ne për t’i ndryshuar qëndrimet për të krijuar rrethana të reja kjo mbetet për tu parë, ajo çfarë për mua është krejtësisht e padrejtë, është që e rëndojnë pozicionin politik të Kosovës duke i vendosur edhe këto masa. Fakti që për vizitë zyrtare i patëm dy kryeministrat, tregon që ajo masa e takimeve bilaterale ra poshtë. Sot është diskutuar që do të ketë ftesë shumë shpejt për Bruksel. Nëse i referohemi pezullimit të atyre takimeve të nivelit të lartë, nuk do të duhej të bëhej ftesa për një takim në Bruksel dhe nuk do të duhej të realizoheshin kurrfarë vizitash”, është shprehur ai.
Rruga Press