Marseja kërkon fitoren në tavolinë, merret shembull ndeshja Serbi-Shqipëri
Ndeshja midis Nicës dhe Marsejës mbrëmjen e djeshme u kthye në një skandal të vërtetë ku protagonistë u bënë tifozët vendas që hynë në fushë dhe sulmuan yjet e marsejezëve.
Situata doli jashtë kontrolli dhe të dyja skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes ku pas 40 minutash, lojtarët e Marsejës refuzuan të hynin në fushë pas kërkesës nga federata.
Kështu, miqtë humbën ndeshjen në tavolinë automatikisht duke refuzuar vazhdimin e lojës.
Por tek klubi marsejez dinë si të mbrohen, duke iu referuar ndeshjes Serbi-Shqipëri në vitin 2014, ndeshje të cilët kuqezinjtë e fituan 0-3 në tavolinë pasi shkoi në CAS.
Një gazetar francez i quajtur Loik Tregure, ka marrë rastin e Shqipërisë duke e krahasuar me atë të mbrëmshëm, duke pretenduar se Marseijës i duhet akorduar tre pikët pasi ajo që ndodhi në fushë ishte skandal i vërtetë.
Mbi ngjarjen ka pasur reagime të shumta duke marrë parasysh faktin se u dëmtuan dhe disa lojtarë të Marsejës nga dhuna e tifozëve vendas.
Rruga Press