KryesoreLajme

Marrëveshje trepalëshe mes policisë, komunës dhe postës – gjobat e trafikut në Gjilan shpërndahen direkt në adresën e shoferit

Policia e Kosovës në bashkkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postës së Kosovës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e shërbimeve postare.

Marrëveshja ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave – gjobave të trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.

Kjo marrëveshje do të filloj të zbatohet në Komunën e Gjilanit për gjobat që shqiptohen përmes identifikimit nga vetura me pajisje inteligjente, radarë mobil apo kamera statike dhe kamera të trupit.

Lexo më shumë  Prapaskena politike pas “Giro d’Italia”?/ Mediat italiane: Shifra që pagoi Shqipëria

Ky projekt do të shtrihet edhe në komunat tjera të rajonit të Gjilanit për secilën komunë veç e veç, e gjithë kjo që secili Stacion Policor/Njësi Policore të fillojnë me dërgimin e gjobave në adresë të pronarit të mjetit përmes Postës së Kosovës.

YouTube player
sqhrenfrdeit