Lajme

Marrëveshja për liberalizimin e vizave. Kurti: Tregues që Kosova po bën progres për në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në twitter pas marrëveshjes për liberalizimin e vizave mes Këshillit dhe Parlamentit të Bashkimit Europian, e cila ju jep të drejtë qytetarëve të Kosovës të lëvizin të lirë.

Gjithashtu në të njëjtën ditë me liberalizmin e vizave Kosova aplikoi zyrtarisht për tu bërë anëtare e BE-së.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Në postimin e tij Kurti shkruan se këto dy zhvillime, që u bënë njëkohësisht, dëshmojnë progresin e Kosovës drejt BE-së.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *