Marrëveshja për klimën, John Kerry: Është çështje orësh
Marrëveshja për klimën mund të arrihet “brenda pak orësh”. Kështu deklaroi të premten i dërguari i Shteteve të Bashkuara, John Kerry.
Kur kanë mbetur pak orë nga përfundimi i Samitit 2-javor COP26, i mbajtur në Glasgou, vendet pjesëmarrëse po bëjnë përpjekjet e fundit për arritjen e një angazhimi që parashikon reduktimin e emetimeve dhe që do të mbajë nën kontroll rritjen e temperaturave që kërcënojnë planetin.
Duke folur pas një takimi me delegacionin rus, Kerry tha se negociatat për akordin po vijonin falë një pune të vështirë.
“Do të duhen disa orë, por do t’ia arrijmë. Besoj se do t’ia arrijmë”, tha Kerry.

