Bota

Marrëveshja “historike” në COP28: Zero emetime deri në 2050! 200 shtete heqin dorë gradualisht nga nafta, gazi e qymyri

Pas dy javëve negociata, Samiti global për Klimën COP28 në Dubai arrin marrëveshjen historike mes 200 vendeve të botës për zero emetim të karbonit në natyrë. Deri më 2050 u ra të dakord të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse si nafta, gazi dhe qymyri që shkaktojnë ngrohjen globale.

Dyqind shtete të botës dakordësohen në samitin global të klimës COP28 për të dhënien fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara.

Lexo më shumë  Ambasadorët e BE-së bien dakord të ndërpresin importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027

Presidenca e Samitit global për Klimën COP28, pas dy javësh negociata në Dubai arrit këtë marrëveshje historike në 30 vjet, për të hequr dorë gradualisht nga nafta, gazi dhe qymyri, përmes së cilave prodhohet rreth 80 për qind e energjisë në botë.

Synimi i kësaj marrëveshjeje është që deri më 2050 të mos ketë nxjerrje të dioksidit të karbonit në natyrë prej këtyre lëndëve djegëse. Në të bëhet thirrje edhe për trefishim të kapacitetit për energji të rinovueshme deri më 2030, që të rriten përpjekjet për ta zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe që të punohet drejt dekarbonimit të industrive.

Lexo më shumë  OKB: Numri i fëmijëve të kequshqyer në Gaza vijon të jetë shokues! Edhe pas armëpushimit

Rruga Press

YouTube player