Marrëdhëniet ndërkombëtare gjithnjë kanë qenë dhe janë “gjendje natyrore” të luftës së secilit kundër secilit, sipas parimit të më të fortit
Shkruan Hysamedin Feraj
Rasti Venezuela: asgjë e re!
– Marrëdhëniet ndërkombëtare gjithnjë kanë qenë dhe janë “gjendje natyrore” të luftës së secilit kundër secilit, sipas parimit të më të fortit;
– Dallimi ka qenë se për shtetet demokratikë të tilla ishin marrëdhëniet e jashtme, ndërsa për shtetet totalitare, qofshin të majta-komuniste apo të djathta naziste, ishin të tilla marrëdheniet e jashtme e të brendshme;
– Heqjen me mjete ushtarake (manu militari) të kryetarëve “të zgjedhur” të shteteve sovranë e ka bërë si BRSS në Hungari, Çekosllovaki, e deri te përpjekja e dikurshme në Afganistan apo e Rusisë së sotme në Ukrainë, ashtu si dhe SHBA në shumë vende (Kili, etj).
– Regjimi i djeshëm botëror nuk ka qenë ndryshe nga i sotmi;
– Edhe qëndrimi ndaj sjelljes së tillë ka qenë si sot: e mjata dënon ndërhyrjen e një shteti brenda sovranitetit të tjetrit kur ketë e bëjnë SHBA-të dhe heshtin kur e bënë BRSS-Rusia. E djathta e dënon këtë lloj ndërhyrjeje kur e bën BRSS-Rusia, por hesht kur e bën SHBA;
– Risia e sotme është se e majta dhe e djathta ekstreme europiane janë të bashkuar për Rusinë e Putinit, por të ndarë për SHBA-të e Trumpit. E djathta ekstreme ka ndryshu traditë, e mjata e tillë jo.
Rruga Press

