Mark Rutte tregon katër vende që bllokojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përmendi vendet që po pengojnë anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Këto vende janë Gjermania, Sllovakia, Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara. Rutte vuri në dukje gjithashtu se kjo çështje nuk do të zgjidhet në të ardhmen e afërt.
“Nuk mendoj se (anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë) është në tryezë tani”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Mark Rutte shtoi gjithashtu se nuk beson se kjo çështje do të zgjidhet në nivel kolektiv në të ardhmen e afërt.
Rruga Press

