Mariupol/ Publikohen pamje që tregojnë gra dhe fëmijë duke u strehuar në teatër para se ai të bombardohej
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë fëmijë duke luajtur dhe gra që mbajnë në duar foshnjat e tyre në teatrin e Mariuploit, para se ai të bombardohej ditën e djeshme nga forcat ruse edhe pse në tortuar shkruhej ‘fëmijë’.
Civilët ukrainas e përdorën teatrin si strehë pasi humbën shtëpitë e tyre gjatë bombardimeve ruse.
Është ende e paqartë nëse ka persona të vrarë apo të plagosur nga sulmi por mendohet se brenda në ndërtesa ndodheshin qindra civilë ukrainas.
Rruga Press