Bota

Marina ukrainase shkatërron anijen e shpejtë ruse, eliminon shtatë ushtarë të Kremlinit

Marina ukrainase ka shkatërruar një anije të shpejtë që i përkiste Flotës së Detit të Zi të ushtrisë ruse, ku brenda saj gjendeshin edhe shtatë ushtarë të Kremlinit që e pësuan me jetë.

Sipas admiralit ukrainas Oleksii Neizhpapa, komandant i marinës, anija po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u pikas nga operatorët e dronëve.

Lexo më shumë  Dosja Epstein/ Ish-presidenti Klinton dhe bashkëshortja e tij pranojnë të dëshmojnë rreth çështjes

“Marina shkatërroi anijen e shpejtë ruse që tentonte t’i dërgonte municion njësisë së tyre në Tendra Spit. Shtatë pjesëtarë të forcave pushtuese janë eliminuar dhe katër tjerë janë plagosur”, njoftoi Neizhpapa

Ndërkaq në një operacion tjetër, inteligjenca ushtarake ukrainase ka shkatërruar një stacion radarësh së rusëve si dhe disa fluturake që gjendeshin brenda një baze ajrore.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditë më parë është zotuar se Ukraina do të vazhdojë të kryej sulme tjera thellë brenda Rusisë.

YouTube player