Lajme

Marin Mema i bashkohet protestës: Njerëz që na kanë mbytur, na kanë degjeneruar

Protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar edhe gazetari Marin Mema. Para qytetarëve që po protestojnë para kryeministrisë Mema u bëri thirrje që të jenë gjithmonë e më të bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë dhe të rejat.

Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë , njerëz që na kanë mbytur ,na kanë degjeneruar. Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë.

Është koha ti japim mundësi të rinjve ta kenë këtu dhe jo të ikin. Sepse bashkë mundemi. Tregojuni këtyre talentave të gjithë këtyre viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë.

Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë.

Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *