KryesoreLajme

Maqedonci: Ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim, asnjë shujtë nuk ka munguar në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se asnjëherë nuk ka munguar asnjë shujtë e ushqimit brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi javë më parë ishte raportuar se kjo gjë është duke ndodhur brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë së vendit.

Maqedonci ka pohuar se çështja e ushqimit ishte shfrytëzuar nga qarqet dashakeqe, sipas tij, për të dalë si problematikë, dhe tha se nuk ka ekzistuar asnjëherë si e tillë.

“Në fakt është bërë shumë më shumë problematike se sa ka qenë dhe kjo ndoshta për arsyen se me të vërtetë unë kam shfrytëzuar pozitën time te jem transparent edhe me publikun. Kur kemi thënë vështirësi asnjëherë nuk kemi nënkuptuar se ushtarët kanë mbetur pa bukë, në vazhdimësi janë përgatitur dhe janë servuar shujtat të ngrohta për ushtarët gjatë gjithë atyre ditëve kur është diskutuar çështja se kanë mbetur ushtria pa ushqim”, tha ministri në DPT Fidani në Klan Kosova.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

“Ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim, asnjë shujtë nuk ka munguar në FSK, gjatë gjithë asaj periudhe që unë e kam klasifikuar dhe e kam diskutuar si çështje tranzicioni në një koncept të ri. Pra, është servuar ushqim për të gjithë pjesëtarët e FSK-së. Normalisht ka pas mungesa të disa produkteve ditëve të para, kur kemi filluar formatin e ushqimit duke përdorur kapacitetet vetanake”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Mirëpo gjatë gjithë atyre ditëve përfshirë edhe tani, nuk është e vërtetë se ka pasë mungesë të ushqimit, gjithnjë pjesëtarët e FSK janë ushqyer brenda kazermave në kuzhinat e FSK-së, është keqkuptuar e pastaj keqinterpretuar edhe është bërë virale çështja e ushqimit pa të drejtë edhe vlerësoj se shfrytëzuar nga qarqet dashakeqe për ta fryrë si problematikë, e cila si e tillë nuk ka ekzistuar brenda FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

YouTube player