KryesoreLajme

Maqedonci: Raketat “Javelin” do t’i kemi në kohën e duhur në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se raketat antitank “Javelin” do të jenë në invertarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kohën e duhur.

Në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Maqedonci ka thënë se deri në fund të vitit pritet të kryhet edhe pagesa e këstit të dytë.

“Sa i përket raketave “Javelin”, Ministria është duke vazhduar me procedurat e prokurimit. Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë, ndërsa deri në fund të vitit do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë. Jemi në rrugën e duhur ta kemi këtë sistem në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Më 11 janar Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi shitjen për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë. Kërkesa i ishte dërguar Kongresit Amerikan, i cili miratoi blerjen në shkurt të këtij viti. 

Departamenti Amerikan i Shtetit pati deklaruar se shitja e armëve në Kosovë mbështet qëllimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të ShBA-së. 

Sistemi raketor që drejtohet automatikisht dhe arrin distancën deri në 4.000 metra u bë i njohur në luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër Rusisë. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ngritja e kapaciteteve mbrojtëse bëhet në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. 

Veç Shteteve të Bashkuara, mbështetëset kryesore në armatosjen e Kosovës janë: Turqia, Gjermania, Britania, Italia e Kroacia.

Rruga Press

YouTube player