Lajme

Maqedonci pret në takim shefen e operacioneve të NATO-s, diskutojnë për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci e ka njoftuar atë për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Në këtë takim, ai ka theksuar se janë duke vazhduar të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Maqedonci ka ritheksuar se objektivi i tyre është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player