KryesoreLajme

Maqedonci për konkursin e FSK-së: I shërbeni atdheut, do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ushtria do të pranojë 300 të rinj që do të mbrojnë republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në yeb faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:

https://rekturimi.fsk.rks.org/apply

“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player