KryesoreLajme

Maqedonci në Turqi: Prodhuesit turq do të jenë ndër adresat shtetërore për blerje të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës. 

Sipas njoftimit të Ministrisë këto komente Maqedonci i ka bërë gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ku thuhet se ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve thuhet se janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

“Në këto takime ai u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore. Me këtë rast, ai ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025
YouTube player