KryesoreLajme

Maqedonci merr pjesë në ministerialin e Kartës së Adriatikut në Sarajevë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se po qëndron në Sarajevë me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, për të marrë pjesë në punimet e ministerialit të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A5).

Sipas tij, gjatë mbrëmjes së djeshme, së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes të vendeve anëtare të A5, kanë marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që shënoi 20-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lexo më shumë  24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Maqedonci ka theksuar se pjesëmarrja në këtë format ndërlidhës të sigurisë rajonale reflekton angazhimin e Kosovës për bashkëpunim dhe koordinim me aleatët në fushën e mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player