KryesoreLajme

Maqedonci: Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER

Kosova është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, ka bërë të ditur të enjten Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I ftuar në “60 minuta” në KTV, Maqedonci ka thënë se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025.

“Kosova tashmë është rikthyer në ushtrimet DEFENDER, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencat planifikuese për DEFENDER Europe 2025 që do të realizohet gjithashtu në pjesën e Evropës juglindore. DEFENDER 2025 është vazhdimësi e serisë së ushtrimeve DEFENDER. Kosova sërish do të vazhdojë të mbetet vend pritës i ushtrimit DEFENDER, kemi rikthim në këtë ushtrim”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Aksident në Tiranë/ Gruaja me motor përplaset për vdekje nga autoboti. Qytetarët: ambulanca nuk u përgjigj në kohë

Derisa ka folur për stërvitjen DEFENDER Europe 2023, ai ka thënë se ky ushtrim është përfunduar me sukses.

“I gjithë pezullimi ka pasur të bëjë me ditën D-Day, që është dita e vizitorëve të shquar, të gjitha aktivitetet që janë realizuar gjatë ushtrimit. I vetmi aktivitet që është pezulluar ka qenë kjo ditë që përveç aspektit të imazhit, nuk ka shkaktuar dëme në aspektin operacional”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin
YouTube player