Lajme

Maqedonci: Kontributi i trupave të karabinierëve ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Murati: Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç

Ai i ka falënderuar për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Me ftesë të komandantit të MSU KFOR, Kolonel Massimo Rosati, dje kisha kënaqësinë që të marr pjesë në ceremoninë e shënimit të 210-vjetorit të krijimit të trupës së Karabinierëve. Kolonelit Rosati dhe autoriteteve të tjera të pranishme në këtë ceremoni u shpreha falënderimin për kontributin e vlefshëm që trupat italiane kanë dhënë në kuadër të misionit të KFOR, e në këtë kontekst kontributi i trupës së karabinierëve ka pasur dhe ka rëndësi të veçantë në ambientin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin

Rruga Press

YouTube player