KryesoreLajme

Maqedonci: FSK-ja ka hyrë në një fazë tjetër për të cilën janë marrë masat dhe po bëhen përgatitjet për finalizim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK është në një fazë tjetër për të cilën janë marrë masat dhe po bëhen përgatitjet për finalizim. Ai falënderoi dhe përgëzoi Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin , për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e pashembullt që të arrihen objektivat pavarësisht sfidave dhe vështirësive që ishin gjatë viteve.

Komandanti i FSK-së, përcjellë nga afër demonstrimet e ushtrimit

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, janë duke përcjellur nga afër demonstrimet finale të përgatitura për DV-Day, ku me këtë rast Komanda e Forcës Tokësore ka brifuar për rrjedhën e ushtrimit.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ndryshe sot po organizohet Dita e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.

Në Ditën e Vizitorëve të pranishëm do të jenë udhëheqës të lartë shtetëror, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. 

Lexo më shumë  Murati: Depozitat e familjeve arrijnë rekord. Faktet rrëzojnë propagandën

Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.

YouTube player