Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier, ndërsa shprehu mirënjohje për angazhimin e tij në Kosovë.
Tutje Maqedonci, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës.
E për angazhimin, Maqedonci ka dekoruar Hovener me Merdaljen për Shërbim të shquar.
“Duke e dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar e falënderova Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij për vendin tonë, si Ambasador i ShBA-së në Kosovë. Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht. Thank you Mr. Ambassador Jeffrey Hovenier!”, ka shkruar Maqedonci.
Rruga Press