KryesoreLajme

Maqedonci dhe Helez diskutojnë forcimin e sigurisë rajonale në Sarajevë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Sarajevë ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mbrojtjes së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez.

“Me ministrin Helez u dakorduam të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive tona. Bashkëpunimi rajonal përbën një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe vendet tona”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Rruga Press

YouTube player