Lajme

Maqedonci dhe Çeku nderojnë dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ish të burgosurit politik, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarë, kanë nderuar sot dëshmorët e demostratave të 27 dhe 28 marsit 1989.

Maqedonci ka thënë se demonstratat gjithëpopullore të vitit 1989 ishin vazhdimësia e rezistencës së popullit të Kosovës në përpjekjen e tij për liri dhe të drejta të barabarta.

Lexo më shumë  Donika Gërvalla kritikon Edi Ramën për editorialin me Aleksandar Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung

“Brenda këtyre dy ditëve nga plumbat e pushtuesit ranë dëshmorë 25 demostrues dhe u plagosën qindra të tjerë, kryesisht të rinj dhe të reja nga të gjitha anët e Kosovës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Maqedonci ka theksuar se liria që gëzojmë sot ka themel gjakun e shumë atdhetarëve të rënë përgjatë gjithë etapave të historisë.

Rruga Press

YouTube player