KryesoreLajme

Manxhuka për raportin e Reporterëve pa kufij: Në Kosovë ka liri absolute të të shprehurit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, reagoi për raportin e Reporterëve pa Kufij, i cili tregon rënien drastike të lirisë së medias në Kosovë.

Manxhuka tha se në Kosovë ka liri absolute të të shprehurit. Sipas tij, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës.

“Me thënë se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.

Lexo më shumë  Dheu në çizme, eksplozivi ushtarak, vëzhgimi i lëvizjeve të KFOR-it - Çfarë thotë aktakuza ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes.

Por, si ky raport? E thjeshtë.

Këta që sot po reagojnë “të çuditur” me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit”

Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po “çuditen”, shkroi në fb Manxhuka.

Rruga Press

YouTube player