Lajme

Manxhuka pasi Gashi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar

Nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë reaguar pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ka pohuar se ka një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se opozita nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, dhe se deklaratat që LVV do të bëjë koalicion me PDK-në, janë të zakonshme para secilave zgjedhje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e OKB-së, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe zhvillimet në veri

“Ata nuk i duan përnjëmend zgjedhjet e parakohshme dhe se porsi shumica e popullit janë të kënaqur me KM Kurti. Pra, kjo është përpjekje për të ikur nga mosgatishmëria e tyre për zgjedhje. Kështu po i frikësohen zgjedhjeve të reja dhe janë komod në ulëset opozitare të Kuvendit. Ndërkaq, para secilave zgjedhje thonë që LV do të bëjë koalicion me PDK-në, ndërkohë që çdoherë realiteti i ka demantuar”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Kryekuvendari Konjufca takoi shefin e EULEX-it, diskutuan për demokraci e stabilitet afatgjatë

Rruga Press

YouTube player