Lajme

Manxhuka: Lajmi se Gjykata ka marrë vendim në shkallë të dytë për padinë e Berishajt, fake news!

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka quajtur të rreme pretendimet e kryeredaktorit të Planet TV në Slloveni, Mirko Mayer, se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka refuzuar padinë e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj kundër gazetarit të këtij televizioni, Vitomir Petroviq.

Manxhuka ka shkruar se edhe në vet postimin e Mayer, data e vendimit është 17 nëntor 2022.

Teksa sipas zëdhënësit të VV-së vlen deklarimi i ambasadorit Berishaj më 13 janar, i cili kishte thënë se se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e kishte pranuar padinë e tij ndaj gazetarit slloven, për shkak se procedura e ankimimit ende nuk kishte përfunduar.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Tash kur mediumi kryesor slloven ‘’Delo’’ publikon lajmin e kuvendi i Sllovenisë do të nisë hetim mbi ‘Paktin Jansha-Vuciq’ portalet në Kosovë jo që nuk e publikojnë atë, por nxjerrin materiale të vjetra duke i shitur si lajme të reja”, ka shkruar Manxhuka.

“Një gjë është e qartë: Në paktin Jansha-Vuçiq institucionet e Sllovenisë me kredibilitetin e tyre ndaluan marrëzinë e nisur nga ky pakt, por në regjimin e Serbisë kjo gjë nuk ishte ndonjë vështirësi. Rrjedhimisht të gjitha lajmet mbi këtë pakt burimin e kanë nga Serbia ashtu siç në mënyrë përfekte e pati zbuluar medium slloven ‘Necenzurirano’”, ka shkruar Manxhuka.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *