Lajme

Manxhuka i LVV-së nxjerr dokumentin e Hotit: Ja si i kanë trajtuar këta personat e zhdukur me dhunë

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili akuzoi Qeverinë Kurti për amnistimin e Serbisë rreth krimeve të luftës.

Kundërshtimi i Selmanajt në drejtim të pushtetit vjen pasi të martën në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Dekalratën për të Zhdukurit.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

E sipas tij, Kosova me këtë marrëveshje e zhvesh Serbinë nga përgjegjësia për krimet e luftës.

Për këtë, Manxhuka ka publikuar një dokument në Facebook, që ishte marrë gjatë Qeverisë Hoti, ku për çështjen e të zhdukurve nuk përmendet fjala “me dhunë”.

”Ja si i kanë trajtuar këta personat e zhdukur me dhunë. Viti 2020, Kryeministër Hoti, zv.Kryeministër Selmamaj”, shkroi ai, teksa ka bashkëngjitur edhe dokumentin.

Lexo më shumë  Nga 23 marsi 1989 deri më sot - “viktimizimi” që rrezikon paqen në Ballkan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *