KryesoreLajme

Manxhuka: Heqja e ndikimit të Beogradit nga institucionet nuk është populizëm, por domosdoshmëri

Zëdhënësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arlind Manxhuka, ka reaguar duke krahasuar trajtimin e pakicave në Kosovë me praktikat në Kroaci, ku Kuvendi ka miratuar një ligj që kërkon heqjen e mbishkrimeve dhe pllakave të varrezave të luftës së viteve 1991-1995 që konsiderohen ofenduese dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Manxhuka tha se, ndryshe nga Kroacia, Kosova ofron të drejta të avancuara për pakicat, përfshirë edhe atë që ai e quajti “superpakicë” – pakicën serbe, e cila gëzon privilegje institucionale si e drejta e shumicës së dyfishtë, që në praktikë funksionon si veto.

Lexo më shumë  Meksika dërgon mijëra ushtarë për të ndaluar dhunën pas vdekjes së bosit të drogës

Sipas tij, këto privilegje nuk janë shfrytëzuar nga Serbia për të forcuar të drejtat e komunitetit serb, por për të sabotuar dhe penguar shtetësinë e Kosovës.

“Për t’u befasuar është reagimi i opozitës dhe qarqeve përreth saj, që sa herë ka përpjekje për të instaluar një mentalitet shtetndërtues, menjëherë kritikojnë qeverinë për populizëm, sikur Kosova po i hyn në hak Serbisë,” shkroi Manxhuka.

Lexo më shumë  Miratohet logoja për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ai shtoi se krahasimi i dy mentaliteteve, Kroacisë dhe Kosovës, tregon qartë dallimin: “Ne po kërkojmë diçka elementare, të heqim mashën e Beogradit nga Kryesia e Kuvendit, dhe akuzohemi për populizëm. Në fakt, problemi është se kemi ulur aq shumë ndër vite kërkesat, sa edhe ato elementare po duken cenuese.”

Rruga Press

YouTube player